Termat dhe Kushtet

Termat dhe Kushtet e detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet “Përdoruesit” (më poshtë gjithashtu referuar si “Ju”, 'Blerësi” ose “Klient”)  dhe “Bettelingerie.com” (këtu e tutje referuar si “Ne”,“Faqe interneti”ose “Biznes”). Ne jemi BÉTTE, të krijuar në Shqipëri pergjatë vitit 2019. Të gatshëm t’ju shërbejmë kudo që të ndodheni brenda vendit. Të dyja palët i pranojnë këto Kushte pa rezerva. Këto terma dhe kushte janë të vetmet që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha termat, kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte janë të rëndësishme për ju dhe Bettelingerie.compasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klientsi dhe të drejtat tona si biznes.

Ndryshimet në Termat dhe Kushtet në faqen e internetitBettelingerie.com

Bettelingerie.com është një hapsirë online, në të cilën prezantojmë produktet tona të punuara me dorë, 100% Made in Albania. Biznesi ynë është në evolim dhe progres të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye, aspekte apo opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar faqen tonë të internetitrregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave dhe kushteve të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.

Si të blej në Bettelingerie.com?

Për t'u njohur me mënyrat se si mund të bëni porosinë tuaj në Bettelingerie.com, mund t'i referoheni faqes: ( Si të blej? ) në faqen tonë të internetit.

Aksesi në faqen tonë të internetitBettelingerie.com

Ne punojmë shumë për të siguruar që faqja e internetit të jetë gjithnjë në dispozicion dhe e aksesueshme nga publiku, por nuk mund të garantojmë që faqja e internetit të mos ketë momente mosfunksionimi për ndonjë arsye teknike apo një tjeter. Ne rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen e internetit për periudha të shkurtra kohore për arsye të operacioneve lidhur me mirëmbajtjen e zakonshme, por ne garantojmë që do të përpiqemi ta mbajmë këtë mosfunksionim në minimum. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për çfarëdo arsye, të gjitha ose ndonjë pjesë e faqes në internet nuk janë në dispozicion në periudha të caktuara.

Si pjesë e procedurave për të hapur një llogari në Bettelingerie.comështë vendosja e një fjalëkalimi. Ne ju rekomandojmë që të zgjidhni një fjalëkalim të fortë që është vështirë për t’u gjetur nga persona të tretë, dhe gjithashtu rekomandojmë që ju të dilni nga llogaria juaj në fund të çdo sesioni. Ekziston një procedurë për rivendosjen e fjalëkalimit në rast se harroni fjalëkalimin tuaj. Ju duhet të trajtoni informacionin tuaj të hyrjes në llogari si konfidencial, duke mos ia zbuluar atë ndonjë pale të tretë dhe vetëm duke përdorur personalisht nëBettelingerie.com. Nëse mendoni se ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë atëherë është përgjegjësia juaj që të na njoftoni menjëherë në mënyrë që, të ndryshoni fjalëkalimin tuaj.

Është kusht që për përdorimin e llogarisë suaj, të gjitha informacionet që jepni në faqen tonë të internetitBettelingerie.comtë jenë të sakta, aktuale dhe të plota. Ne rezervojmë të drejtën për të çaktivizuar çdo llogari përdoruesi, në çdo kohë, nëse, ju nuk keni respektuar apo keni shkelur detyrimet që ju lindin sipas këtyre Termave dhe Kushteve dhe ligjeve përkatëse në fuqi në Shqipëri.Ne nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në te, të jetë pa gabime. Ne menaxhojmë të dhënat tuaja personale sipas Politikave tona të Privatësisë ( Politikat e Privatësisë ) dhe ligjeve përkatëse në fuqi.

Informacioni rreth produktit/eve

Bettelingerie.com tregon shumë kujdes kur vendos informacionin, përshkrimet dhe imazhet e produktitnë faqen tonë të internetit, por nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim ose lapsus të ndonjë informacioni të dhënë.

Çmimet

Çmimet e treguaranë faqen tonë të internetitBettelingerie.comjanë të paraqitura në Lek (ALL) dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por  në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj në mënyrën e saktë.  Çmimi që do të shfaqetnë faqen tonë të internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë në mënyrën e saktë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani për porosinë tuaj.

Disponueshmëria

Ne do të garantojmë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin që porosia juaj është konfirmuar dhe paguar, ne do të rimbursojmë çmimin që keni paguar për produktin brenda 14 ditësh nga data e pagesës. Nëse porosia juaj përfshin produkte përkohësisht të padisponueshme, ne do t'iu dërgojmë së pari produktet në dispozicion dhe më pas artikujt e mbetur pasi të rikthehen  përsëri në stok.

Kthimi i produktit

Për t'u njohur me mënyrat se si mund të ktheni nje porosi apo product  në Bettelingerie.com, mund t'i referoheni faqes: ( Mundësi Kthimi ) në faqen tonë të internetit.

Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale

Për t'u njohur me politikat e privatësisë, përdorimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në Bettelingerie.com, mund t'i referoheni faqes: ( Politikat e Privatësisë ) në faqen tonë të internetit.

Pronësia intelektuale

Të gjitha përmbajtjet në faqen e internetitBettelingerie.com(ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e Bettelingerie.com apo bashkëpunëtorët e tij. Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak dhe të shprehur nga ne. Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët mbrohen nga ligjet kombëtare dhe e drejta e pronësisë intelektuale Shqiptare. Bettelingerie.comnuk mund t'ju japë të drejtën për të kopjuar, shfaqur ose shpërndarë përmbajtje për të cilat ju nuk keni të drejta pronësie intelektuale. Të gjitha llojet e abuzimit të kësaj përmbajtje që cenojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar ( http://ishmt.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/LigjiNr9947-P%C3%ABr.pron%C3%ABsin%C3%AB.idustriale-p%C3%ABrdit%C3%ABsuar.pdf ). Bettelingerie.com nuk do të jetë, në asnjë rrethanë, përgjegjës nëse një përdorues shkel të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë nëpërmjet aktiviteteve të tij në faqen e internetit Bettelingerie.com.

Komentet e Përdoruesve

Çdo koment i lënë në faqen e internetit Bettelingerie.com apo rrjetet e saj sociale nga klientët apo përdoruesit monitorohen dhe mund te fshihen apo modifikohen nga ne. Nëse komentet shkelin ligjet kombëtare ose janë të papërshtatshme si: publicitet abuziv, shpifje, ofendime, komente jashtë kontekstit të faqes etj, ne rezervojmë të drejtën për t'i fshirë ose modifikuar ato.

Detyrimi juaj

Ju  pohoni që, duke konfirmuar porosinë tuaj, keni lexuar dhe pranoni pa rezerva termat dhe kushtet tona të publikuara në këtë faqe.

New Account Register

Already have an account?
Log in instead Ose Reset password