Bette Lingerie
BÉTTE lindi nga dëshira jonë për të theksuar autenticitetin e çdo personi dhe për t'i ndihmuar ata të dashurohen me veten sa më shumë që të jetë e mundur.
Duke mbajtur parasysh këtë dëshirë, ekipi ynë mjeshtërorë krijon artikuj të veçantë që do të kornizojnë trupin tuaj në mënyrën më tërheqëse dhe do të nxjerrin në pah bukurinë e tij unike.
Historiku
BÉTTE u krijua në Dhjetor tëvitit 2019, nga Blerta Xhuti.
I vetmi synim që kishte që nga kur BÉTTE ishte thjeshtë një ide, ishte që të krijonte një hapsirë, ku vajzat dhe gratë do të mund të gjeninveshje të personalizuara, me përmasat fikse te tyret, pavarësisht çdo forme trupi, gjatësie, moshe dhe përmase.
BÉTTE nisi punën e saj nga shtëpia, ku vazhdoi për 8 muaj me rradhë. Në muajin e nëntë, pas shumë kërkesave nga klientët, Blerta ndërmorri një hap të rëndësishëm për biznesin, dukehapur një atelie të mirëfilltë dhe duke u pajisur me puntorë.
Ajo çka ka qënë avantazh për brandin tonë, kanë qënë përmasat dhe produktet e personalizuara sipas dëshirës së çdo klienteje. Ato mund të porosisnin produktin e tyre të ëndrrave vetëm me një mesazh.
Çfarë besojmë?
Ne besojmë se bukuria e vërtetë nuk ka të bëjë me pamjen!
Ka të bëjë me mënyrën se si ndihemi dhe sasinë e dashurisë që kemi për veten. Kjo është arsyeja pse ne krijojmë dizajne të menduara që kornizojnë trupin tuaj në mënyrën më tërheqëse, duke mos ju dhënë asnjë mundësi tjetër përveçse të bini në dashuri me mënyrën se si dukeni e stolisur me dantella. Kur ndihemi të sigurt dhe të bukur, bota nuk mund të mos na admirojë.
Çdo person është i bukur në mënyrën e vet - nuk ka asnjë standard. Unike është ajo që e bën secilin prej nesh interesant, tërheqës dhe joshës.