Mundësi Kthimi për zëvendësimin/nderrimin

Ju keni te drejte ta zëvendësoni/nderroni produktin brenda 24 orëve nga momenti që ju merrni porosinë në dorëzim, duke plotësuar kushtet e mëposhtme:

  • Produkti është në gjëndjen fillestare me të gjitha aksesorët dhe amballazhin e tij.
  • Produkti nuk ka dëmtime fizike, gërvishtje apo papastërti si në produkt ashtu edhe në paketim.
  • Kthimi i produktit bëhet me korrierët tanë për qytetin e Tiranës ose me postën nga e keni marrë në dorëzim porosinë në qytetin tuaj.
  • Produkti I kthyer duhet të jetë i shoqëruar me numrin e porosisë suaj ose me fletën e garancisë me datën e saj.
  • 24 orët e kthimit vlejnë nga momenti që ju keni tërhequr produktin në postë ose e keni marrë nga korrierët tanë.

Per zëvendësim /nderrimin e produktit kontaktoni me shërbimin tonë të klientit ne:

Sapo pakoja me produktet të arrijë në zyrat tona, ne do të vazhdojmë me zëvendësimin/nderrimin e tij dhe do të dërgojmë përsëri pakon e re në adresën tuaj.

KUJDES:

* Bettelingerie.com nuk parashikon nderrimin e produkteve në rast mospëlqimi. Ju duhet të jeni të sigurt për blerjen tuaj.
* Bettelingerie.com pranon produkte për nderrim/zëvendësim vetëm në rastet e mëposhtme:

  • Produkti ka një defekt nga fabrika/prodhimi. pra nuk është dëmtuar nga klienti.
  • Produkti nuk është në përputhje me specifikimet e postuara në faqen tone.
  • Produkti ka nevojë për ndryshim në masë ose numra.
  • Produkti është blerë nga Bettelingerie.com.

* Për tu kualifikur për kthim,produkti duhet të jetë i pa përdorur dhe në të njëjtën gjëndje siç e keni marrë, pa gervishtje dhe me të gjitha etiketat përkatëse, ambalazhin dhe kutit perkatese. Të gjithë produktet e kthyer pranë Bettelingerie.com duhet të vijnë në gjendjen që janë shitur dhe me të gjitha aksesorët shoqërues.
* Në rastet e zëvendësimit / nderrimit të produkteve, kostoja e transportit të pakos për në zyrat tona do të mbulohet nga ju, ndërsa kostoja e ri-dërgimit të pakos së re nga Bettelingerie.com.
* Nëse produkukti nuk ju vjen sipas specifikimeve të shpjeguar në faqen tonë apo I dëmtuar gjatë tranportit koston e dërgimit dhe të kthimit të tij mbulohet nga Bettelingerie.com.

Rimbursimi

Bettelingerie.com pranon rimbursimin e blerjes tuaj vetëm në rastet e mëposhtme:

  • Kur Bettelingerie.com nuk ka me gjendje për produktin e blerë që janë me difekt fabrike/prodhimi.
  • Kur Bettelingerie.com nuk ka asnjë ofertë tjetër për të zëvendësuar produktin me një produkt tjetër bazuar në marrëveshjen dypalshe.
  • Produkti është blerë nga Bettelingerie.com.

Produkte që nuk mund të kthehen në asnjë rast:

  • Produkte higjienike, kozmetike ose ushqimore
  • Rrobat e banjos, dhe intimo te perdorura.
  • Produktet OUTLET.

Tek të gjitha këto produkte - NUK mund të aplikohet procedura e kthimit, VETËM në rastet kur produkti i është proceduar gabimisht nga ana e kompanisë.


Për çdo pyetje apo paqartësi ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në shërbimin tonë ndaj klientit në adresën: bettelingeriee@gmail.com ose Nr kontakti: (+355) 692640589.

New Account Register

Already have an account?
Log in instead Ose Reset password